Teatri Kombëtar paguan mbi 30 mijë euro borxh të 2011-s Foto: Koha

Teatri Kombëtar paguan mbi 30 mijë euro borxh të 2011-s

26 shkurt 2018 10:03

Teatri Kombëtar i Kosovës po vazhdon t’i paguajë borxhet e trashëguara. Përderisa përgjatë vitit 2015 dhe 2016 ka paguar disa borxhe të shfaqjeve “Gjashtë personazhe ndjekin autorin” dhe “Karrigia e nxehtë”, të realizuara më 2014 dhe 2015, në dhjetor të vitit të kaluar TKK-ja kishte paguar borxhe të vitit 2011.

Fiks 31 mijë euro janë marrë nga buxheti i vitit 2017 i Teatrit Kombëtar të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Institucioni më i lartë teatror në vend në këtë rast është bërë “strehë” e përmbaruesve. Borxhi është paguar për realizimin e shfaqjes “Nata e Helverit” me tekst të polakut Ingmar Villqist, që ishte dhënë premierë në fund të vitit 2011 me regji të Altin Bashës.

Asokohe Teatri Kombëtar i Kosovës kishte drejtoreshë të përgjithshme regjisoren Burbuqe Berisha që në dhjetor të vitit të kaluar është kthyer në TKK si kryetare e Këshillit Drejtues të këtij institucioni pasi ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, kishte ndërruar anëtarët e Këshillit Drejtues. Berisha kishte lidhur kontrata me regjisorin Altin Basha, aktorët Lirak Çelaj e Safete Rugova, si dhe me Iliriana Loxhën, e cila do të punonte skenografinë e kostumografin... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme