Kulturë

“Midis ëndrrës dhe realitetit” e Eliza Hoxhës shpaloset në Tiranë

Fotografi të cilat dokumentojnë rrugëtimin e shtetit të Kosovës prej viteve ’90 e deri më sot do të shpalosen para publikut shqiptar në Tiranë.

E ndarë në katër periudha të rëndësishme për historinë e vendit, ekspozita “Midis ëndrrës dhe realitetit” të artistes, këngëtares e arkitektes, Eliza Hoxha, do të hapet të hënën (sot) në Muzeun Historik Kombëtar, në kryeqytetin shqiptar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shumica e fotografive të Hoxhës janë të shtypura në pëlhurë dhe në këtë formë sjellin katër periudha të ndryshime: kohën kur populli i Kosovës ëndërronte për pavarësi, kohën e luftës, çlirimin dhe në fund periudhën e realizimit të ëndrrës – pavarësia.

E njëjta ekspozitë qe hapur në Prishtinë më 11 të muajit shkurt në Galerinë e Ministrisë së Kulturës “Qafa”, në kuadër të evenimenteve që shënonin 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Me qëllim të festimit të jubileut të shtetit më të ri të Evropës, Hoxha ka marrë ftesë nga Ambasada e Kosovës në Tiranë që veprat e saj t’i paraqesë para publikut atje.

Sipas Hoxhës, një gjë e tillë është shumë e rëndësishme, pasi që historia e Kosovës duhet të shpaloset në detaje edhe për shqiptarët në Shqipëri... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)