“Gurrumul” sjell portretin e zërit shpirtëror të Australisë

“Gurrumul” sjell portretin e zërit shpirtëror të Australisë

25 shkurt 2018 17:36

Në sekuencën hapëse e të sikletshme të dokumentarit “Gurrumul”, një intervistues nga transmetuesi publik i Australisë në “ABC”, në vitin 2008, e pyet këngëtarin rreth asaj se si të qenit i verbër i ka dhënë formë muzikës së tij, teksa vazhdon me pyetjen se si ndihet rreth shitjeve fenomenale të albumit të tij të parë. Ai përgjigjet me heshtje.

Ky dialog tipizon disa prej sfidave në realizimin e një dokumentari portretizues për një artist të tillë fjalëpakë, një njeri i cili duket tërësisht komod vetëm mes miqve, familjes dhe komunitetit të largët të ishullit të tij, shkruan Koha Ditore.

Indiferenca e tij e dukshme për shpërblimet standarde dhe obligimet për suksese në industrinë e muzikës prezantojnë pengesat e veta.

Por prapë, filmi prekës i regjisorit Paul Damien William ka kualitet të rrallë – si artist por edhe si njeri – të Geoffrey Gurrumul Yunupingu, muzikantit të famshëm aborigjen australian, i njohur si tenori shpirtëror i cili gërsheton traditën e trashëgimisë kulturore në gjuhën yolngu me folkun perëndimor, gospel dhe elemente të klasikes. Duke iu qasur subjektit me respekt të sigurt, dokumentari i realizuar me elegancë pasqyron ingranazhin karshi elementeve jofiktive në muzikë dhe kulturë indigjene... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme