Kulla e Junikut që ngjall nostalgji

Kulla e Junikut që ngjall nostalgji

25 shkurt 2018 12:15

Emocionet me të cilat flet nuk e fshehin mallin e nostalgjinë që ka për kullën që iu dogj nga serbët, në luftën e fundit në Kosovë 1998/99.

Hysen Shehu, që me moshë ka shkelur të ’60-at, e kujton në detaje se si ka qenë kulla dikur. Krenohet me pak artefakte që i kanë mbetur e që janë shumë të vlefshme jo vetëm për të, shkruan Koha Ditore.

Kulla e tij në Junik, tash është ndër pak objektet e këtij lloji që kanë mbetur pa u rrafshuar tërësisht. Juniku që dikur kishte rreth 60 kulla, tash numëron dhjetëfish më pak.

Kjo e familjes Shehu pas luftës është restauruar nga jashtë, por brenda mbetet e zbrazët. Hysen Shehu e ka një peng.

“Edhe me dek s’e kam problem, veç me pas mundësi që ty dhe mysafirët e tjerë t’i pres edhe njëherë në odë, te oxhaku i ndezur”, thotë ai.

E kur tregon se si ishte ruajtur kulla ndër vite, përmend thyerjen “e rregullit tradicional”. Në odën e kësaj kulle kurrë nuk është shti me armë. Thotë se këtë nuk e kishin lejuar as të parët e tij, e as ai. “Ma parë kisha leju dikë me shti në gjoksin tim, se sa në odë”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme