Teatri, shtëpi e imja që s’dua ta lë kurrë

Teatri, shtëpi e imja që s’dua ta lë kurrë

25 shkurt 2018 07:30

Hysen Binaku u lind në Gjakovë më 2 nëntor të vitit 1944. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në vendlindje. Ndoqi mësimet në SHLP të artit dramatik në klasën e Faruk Begollit, si dhe kreu SHLP grupi i gjuhës dhe letërsisë shqipe, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pastaj vazhdoi me aktivitet teatror në teatrin amator “Emin Duraku”. Kështu mori pjesë në shumë projekte të këtij teatri, me ç’rast u dallua për role cilësore. Në sezonin 1956-57 mori pjesë për herë të parë me shfaqjen “Maçorri me çizme” në regji të arsimtarit Ilmi Kryeziu. Pra, sivjet kremton 60-vjetorin e daljes në skenë.

Kështu vazhdoi aktivitetin në teatrin amator, “E. Duraku” në 22 projekte. Pas fatkeqësisë, e cila ndodhi në të kthyer nga Festivali i Teatrove Amatore në Ferizaj ku humbën jetën 3 shokët: Shkelzen Nura, Qemajl Domi dhe Shemsedin Bejtullahu në shenjë përkujtimi inicioi mbajtjen e Revistës Memoriale: “Nura-Domi-Bejtullahi”, e cila në këtë vit “2017” shënoi 22-vjetorin.

Një vit më pas inicioi edhe festivalin e dytë për fëmijë: “Fëmijët në skenë”, i cili mbahet me ciklin e ulët në të gjitha shkollat fillore të Komunës së Gjakovës. Por për të rrumbullakuar këtë aktivitet teatror inicioi edhe mbajtjen e festivalit të komedisë në të gjitha shkollat e mesme të Komunës së Gjakovës dhe atë për 5 vjet radhazi. Në kuadër të këtij aktiviteti shënon edhe themelimin e Teatrit të Kukullave, i cili u mbajt 3 sezone. Por për shkak se regjimi serb pamundësoi mbajtjen u desh të ndërpriten.

Me themelimin e teatrit profesionist 1977 u bë pjesë e këtij teatri, ishte njëri ndër bartësit e roleve kryesore në komeditë të cilat u vunë në skenë në këtë teatër. Luajti në 73 projekte të këtij teatri. Për punën e tij mori disa çmime, ndër të cilët edhe Shpërblimi për vepër jetësore nga Ministria e Kulturës.

Binaku është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Fëmijëria. Jeta e të gjithëve përbëhet nga shumë momente dhe situata që e bëjnë atë të lumtur, ose të palumtur në mënyra të ndryshme.

Nëse ne mund të ndajmë linjën e jetës sonë në disa faza, është e qartë se fëmijëria zë vend të veçantë në zemrën tonë. Ne e kryejmë këtë fazë me gjëra të tilla si koha e “manipulimit” total dhe urdhrave nga prindërit dhe të afërmit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme