Kulturë

Koncerti i Filarmonisë vjen këtë vit me dy risi

Filarmonia e Kosovës po vazhdon me koncernin e radhës, ku nesër orkestra e saj simfonike do të përformojnë bashkë me dy artistë, njëri nga Britania e Madhe dhe tjetri nga Kosova.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, në fjalimin e tij të mbajtur në konferencën para mediave, tha se ky koncert do të jetë më i veçantë se koncertet e kaluara duke përformuar dirigjenti britanik Alexander Walker, i cili vjen për herë të parë në Kosovë dhe në orkestrin simfonik të Filarmonisë së Kosovës, raporton Kosovapress.

Risia tjetër për publikun kosovar, Jashari thotë se do të jetë një vepër monumentale e kompozitorit romantik Johannes Brahms, koncerti për piano numër një.

Ai shtoi se aktori kryesor i këtij koncerti do të jetë pianisti i njohur kosovar, Misbah Kaçamaku , i cili ka bërë një punë të madhe për përgatitjen e kësaj vepër komplekse për solistë që zgjatë rreth 50 minuta.

Pas përfundimit të provave me orkestrin simfonik të Filarmoninë së Kosovës, regjisori Alexander Walker nga Britania e Madhe tha se instrumentalistët kanë një entuziazëm dhe luajnë me zemër, gjë që nuk është e zakonshme në vendet me nam që kanë shumë eksperiencë.

Pianisti kosovar, Misbah Kaçamaku, tha se ndihet si në shtëpi të vetë.

Koncerti që do të mbahet nesër dhe do të jetë i zakonshëm sipas planit vjetor të Filarmonisë, por që do t’i ketë disa risi që për publikun kosovar shfaqen për herë të parë.