“Fokus 2017” me një rrëfim në 55 pamje

“Fokus 2017” me një rrëfim në 55 pamje

24 shkurt 2018 18:02

Kapësja ia bashkon jakat e këmishës së bardhë, përderisa pjesa tjetër e saj mbulohet nga një xhemper. Objektivi i ka përthekuar qafën, por jo edhe kokën duke e lënë një grua si portret të parealizuar. Por syri i fotografes hungareze, Kiss Andrea, ka kapur atë që ka kërkuar. Kësaj radhe në garën ndërkombëtare të fotografisë “Fokus 2017”, Andrea ia ka dalë të zërë vendin e parë në konkurrencë me 45 kolegë të saj. Krejt afër fotografisë së saj, zë vend ajo e Igor Cokos nga Serbia.

Një radhë njerëzish kanë zënë ulëset duke shikuar një performancë. Ata gjenden midis disa ndërtesave. Në bazë të topit të futbollit që shihet lart, kuptohet se të rinjtë po manipulonin me të. Ngjyrat bardhezi dhe pozicioni i shkrepjes së aparatit fotografik e bëjnë imazhin të duket goxha i vjetër. Cokos, juria e përbërë nga Armando Sallabanda, Boro Arsovksi e Leon Çika ia kanë dhënë vendin e dytë, shkruan sot Koha Ditore.

Në ekspozitën që fillimisht është hapur në nëntor të vitit të kaluar në Fier e të enjten mbrëma në galerinë “Qahili” në periferi të kryeqytetit, vendin e tretë e kishte fituar Ardian Fezollahi nëpërmjet fotografisë ku paraqitet një njeri i përkulur në det apo liqe. Krejt fotografitë e 45 pjesëmarrësve bëhen bashku si një rrëfim me 55 pamje...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme