Bedri Pejani, myftiu i Jerusalemit dhe fati i çifutëve në Kosovë

Bedri Pejani, myftiu i Jerusalemit dhe fati i çifutëve në Kosovë

24 shkurt 2018 17:05

Më 22.12.2017 Enver Robelli na solli, si zakonisht, një risi duke përkthyer e botuar në “Dialogplus” një fragment të librit të ri të historianit David Motadel “Për Profetin dhe Hitlerin: Bota Islame dhe Rajhu i Tretë”, që prek disa çështje të ndjeshme që kanë të bëjnë me shqiptarët e çifutët e Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Libri në fjalë doli se pari në anglisht me titull “Islami dhe Lufta e Gjermanisë naziste” me kopertinë të fortë në 2014, pra me sasi të kufizuar, kurse me kopertinë të thjeshtë më 2017. Libri bazohet kryesisht në materiale arkivore, dokumente të pabotuara, memoare dhe burime të tjera të dorës së parë, duke ndriçuar një kthesë të rëndësishme në strategjinë e Gjermanisë naziste ndaj Ballkanit prej vitit 1942, pra që ka të bëjë edhe me trevat tona. Si i këtillë, do të ishte mirë që Robelli ta nxirrte sa më shpejt këtë libër në shqip, shkruan sot Muhamed Mufaku në Koha Ditore.

Një muaj më vonë, më 27.01.2018, kryetari i Bashkësisë Hebraike të Kosovës, z. Votim Demiri, botoi në “Koha Ditore” një shkrim të prekshëm për tragjedinë e çifutëve të Kosovës gjatë 1943-1944 në kampin famëkeq nazist Bergen-Belsen, ku u dërguan 258 çifutë të Kosovës nga gjithsej 460 sa ishin në Kosovë më 1939...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme