Filmi me rrëfim e aktorë nga Kosova merr “Ariun e kristaltë”

Filmi me rrëfim e aktorë nga Kosova merr “Ariun e kristaltë”

24 shkurt 2018 13:06

Filmi me rrëfim e aktorë nga Kosova ka dalë fitues në “Berlinale”. Produksioni holandez “Kiem Holijanda” nën regji të Sarah Veltmeyer me Andi e Florist Bajgorën dhe Arbresha Grabovci-Nixhën në role kryesore, të premten mbrëma ka marrë “Ariun e kristaltë” për filmin më të mirë të shkurtër në programin “Generation 14 plus”.

Sipas arsyetimit të jurisë, të publikuar në ueb-faqen zyrtare të festivalit njoftimit të publikuar në filmi i ka impresionuar duke i përqendruar në një marrëdhënie intime, shkruan sot Koha Ditore.

“Jemi mirënjohës që na është dhënë një vështrim i shkurtër në botën e përditshme të dy personazheve autentikë. Filmi na bëri për vete me aftësinë e tij për të komunikuar me emocione delikate, dhe për të marrë njohuri mbi situatën shoqërore të një rajoni të humbur në të kaluarën”, shkruhet në arsyetimin e jurisë në përbërje të Jascha Katjana Richer, Lilly Rinklebe, Zoe Rentmeister, Rosa Nietzsche, Robert Schlücker, Joseph Askar Schönfelder e Jonathan Auer.

Ekipi kosovar është kthyer të mërkurën nga “Berlinalja”, ku kishte marrë pjesë edhe në premierën e filmit, në ditën e pestë të festivalit prestigjioz, të dielën. Regjisorja është rikthyer në Berlin për ta marrë çmimin në ceremoninë që mbahet të premten mbrëma.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme