“Kiem Holijanda” me aktorë kosovarë shpërblehet në Berlinale

“Kiem Holijanda” me aktorë kosovarë shpërblehet në Berlinale

23 shkurt 2018 21:07

Në festivalin e filmit në Berlinale është prezantuar edhe filmi “Kiem Holijanda” ku luajnë Arbresha Grabovci Nixha, florist Bajgora dhe Andi Bajgora, nën regji të holandezes Sarah Veltmeyer.

Filmi është shfaqur në kuadër të programit Generation 14plus në Berlinale – Festivalin e Filmit në Berlin.

Filmi është shpërblyer me Ariun e Kristaltë.

Me “Kiem Holijanda”, treshja nga Kosova u është bashkuar yjeve të filmit që kanë parakaluar në edicionin e 68-të të festivalit të filmit në Berlin, si Robert Pattinson, Bill Murray, Tilda Swinton e të tjerë, transmeton Koha.net.

Të dielën, në ditën e pestë të “Berlinales”, filmi u dha në kinemanë “CinemaxX”.

Një tjetër shfaqje do ta ketë të enjten në kinemanë “HKW” me kapacitet mbi një mijë vendesh e pastaj më 24 dhe 25 do të shfaqet në “Cubix” , që ka kapacitet mbi 700 vende.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme