Thaçi për suksesin e Dua Lipës: Artistet çdo ditë e më shumë na bëjnë krenarë

Thaçi për suksesin e Dua Lipës: Artistet çdo ditë e më shumë na bëjnë krenarë

21 shkurt 2018 23:49

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se shkëlqimi i Dua Lipës i gëzon qytetarët e Kosovës.

Dua Lipa, që kishte më së shumti nominime në Brit Aëards, rrëmbeu dy çmime të rëndësishme atë të artistes më të mirë britanike, dhe zbulimin e vitit, transmeton Koha.net.

Thaçi thotë se artistet çdo ditë e më shumë “po na bëjnë krenarë” me sukseset nëpër botë.

“Artistet tona çdo ditë e më shumë po na bëjnë krenarë me suksese kudo në botë. Dua Lipa theu rekorde me më së shumti nominime për çmimin prestigjioz “Brit Aëards 2018”, ndërsa sonte u shpall artistja më e mirë e vitit dhe fitoi çmimin “zbulimi më i madh artistik i vitit”. Shkëlqimit global të Duas i gëzohen të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Lipa.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Filani22/02/2018 11:10

Keta artiste kane ikur nga Millosheviqi po edhe me shume do te koshin ikur po tw kishin mundesi nga ti.

Shto koment

Të ngjashme