Kulturë

Dua Lipa fiton dy çmime në Brit Awards

Artistja më e mirë britanike dhe Depërtimi i vitit janë dy çmimet që ka fituar këngëtarja kosovare, Dua Lipa, në ceremoninë e sivjetme Brit Awards.

Lipa ishte e nominuar në pesë kategori. Ajo po ashtu performoi në skenën e Brit Awards. Performancë pati edhe këngëtarja tjetër shqiptare Rita Ora.



22:20 - Këngëtarja kosovare Dua Lipa ka fituar edhe një çmim në Brit Awards.

Pasi u shpall Artistja më e mirë e vitit, ajo ka fituar edhe çmimin për Depërtimin më të mirë të vitit.

Në skenë ajo mori edhe vëllanë dhe motrën e saj për të “përjetuar eksperiencën e njëjtë si të saj”.

 


 

 


Dua Lipa fiton çmimin Artistja më e mirë në Brit Awards

Dua Lipa ka fituar çmimin për Artisten më të mirë britanike.

Ky ishte çmimi i saj i parë në Brit Awards.

Ajo është e nominuar në pesë kategori, ndërsa fitoi çmim qysh në kategorinë e parë ku ishte nominuar.

Pasi mori çmimin ka falënderuar familjen dhe bashkëpunëtorët e saj, ndërsa ka shtuar se është krenare që femrat janë duke fituar përherë e më shumë çmime të rëndësishme.

{gallery}