Shkurte Fejza bëri politikë në vend përmes muzikës

Shkurte Fejza bëri politikë në vend përmes muzikës

20 shkurt 2018 12:42

Një karrierë mbi 40-vjeçare dhe e gjitha dedikuar vendit dhe popullit të saj.

Andaj, jo kot Shkurte Fejza thotë se ajo e ka bërë politikën e saj për këtë vend përmes muzikës.

“Xhamadani vija vija”, “E kam emrin kosovar”, “Mbahu nënë mos ki frikë”, “Moj Evropë” e “Mora fjalë”, janë vetëm disa prej këngëve vulë në karrierën e Fejzës.

Duke bartur një bagazh të tillë artistik, këngëtarja e njohur thotë se momenti i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës do të mbetet përjetë moment i paharruar.

Këngëtarja thotë se me këtë moment lindi shpresa e madhe se ky vend përfundimisht do të marrë frymë lirshëm. Por, gjithsesi, shton se Kosova meriton shumë më shumë sesa është bërë.

Në këtë përvjetor të 10-të të shtetësisë së Kosovës, këngëtarja Fejza solli projektin me titull “Një zemër”, bashkëpunim ky me një emër të njohur dhe të një zhanri krejtësisht tjetër siç është Kastriot Tusha.

Duke thënë se këtë vend e do dhe i jep jetë, Shkurte Fejza uron më të mirën për Kosovën dhe popullin e saj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme