Njëzet minutat e Rita Orës për një imazh tjetër të Kosovës

Njëzet minutat e Rita Orës për një imazh tjetër të Kosovës

20 shkurt 2018 09:40

Rita Ora është bërë zëri i një kauze duke ia vënë vetes një mision që shkon përtej të qenit artiste. Për Kosovën si shtet, i cili të shtunën mbushi 10 vjet, nëpërmjet saj lajmi ka depërtuar prej Perëndimit deri në Lindje.

Si shembull të hënën, dy ditë pas koncertit, për të ka raportuar edhe një medium në Pakistan, ndonëse artikullin e ka huazuar nga mediat prestigjioze. Njëra prej tyre, “The Guardian” e Britanisë, po këtë ditë ka shtruar një pyetje, transmeton “Koha Ditore”.

“Prishtina në qendër të vëmendjes: A do të mundë ta bënte Kosova këtë pa Rita Orën?”, është titulli i këtij artikulli të Valerie Hopkins, gazetares amerikane e cila shkruan për rrjetin investigues të Ballkanit “Balkan Insight”. Nëse bëhet një vlerësim i tentimeve të deritanishme të shtetit që me reklama milionëshe ta bëjë këtë, përgjigjja del negative.

Hopkins ka qenë në mesin e shumë gazetarëve të tjerë ndërkombëtarë, që kishin ardhur për të parë për së afërmi festën e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në një deklaratë për “Kohën Ditore” Hopkins ka thënë se shqiptarët duhet të jenë krenarë me Rita Orën.

Në konferencën në Prishtinë, pak orë para koncertit, mesazhi që dha Rita Ora ishte një lloj thirrjeje për bashkim.

E përfaqësimi i Kosovës me vetëm 20 minuta koncert ka qenë i fuqishëm.

Mediat botërore kanë publikuar fotografi të Orës në Prishtinë, të shesheve të kryeqytetit me mijëra njerëz, flamurin e shtetit të ri dhe mbi të gjitha mesazhin që Ora e ka dëshmuar se “shtëpia është aty ku është zemra”. Ajo bart titullin “Ambasadore Nderi” – të cilin ia ndau ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në vitin 2015 – dhe në vitin 2012 arriti të krijojë një imazh për vendlindjen me këngën “Shine Your Light”, videoklipin e të cilit e realizoi në Prishtinë. Me flamurin e Kosovës të vendosur si shall u shfaq duke vallëzuar para kamerës në një sfond që i jepte pamje të bukur qytetit, prej të cilit ajo u largua kur ishte njëvjeçare.

Megjithëkëtë asnjëherë nuk e ka fshehur prejardhjen. Me gjithë izolimin, kryeqyteti ia ka dhënë botës një pamje tjetër të Kosovës dhe koncerti ka qenë kryelajmi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Roza22/02/2018 11:08

Mire do te kishte qene qe heren e ardheshme mos te kemi tre shkornja KKK ne skene. Organizatorit/dizajnerit te skenes do ti duheshte vetem nje kerkim ne google me keto tre shkronja ta kuptojne se cka perfaqeson ky klan i tmerrshem. Po nejse, feston qeveria edhe me KKK dhe e ka mik te ngushte Ameriken pa pase haber se cka perfaqeson ky klan atje.

Shto koment

Të ngjashme