Filmi “Three Billboards...” fiton më së shumti çmime BAFTA Foto: Reuters

Filmi “Three Billboards...” fiton më së shumti çmime BAFTA

19 shkurt 2018 18:18

Filmi i kategorisë, komedi e zezë, “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”, ka fituar më së shumti trofe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA.

Filmi ka fituar pesë çmime, duke përfshirë çmimin kryesor për filmin më të mirë.

Për rolet e tyre në këtë film janë shpërblyer edhe Frances McDormand, në kategorinë e aktores më të mirë, dhe Sam Rockwell, në kategorinë e aktorit më të mirë në rol dytësor, raporton REL.

Skenaristi dhe regjisori i këtij filmi, Martin McDonagh, po ashtu ka fituar çmimin në kategorinë e skenarit më të mirë original.

Regjisori meksikan, Guillermo del Toro, ka fituar çmimin për regji në filmin, “The Shape of Water”, çmimin në kategorinë e aktorit më të mirë e ka fituar, Gary Oldman për portretizimin e Winston Churchillit në filmin “Darkest Hour”, derisa për më çmimin më të mirë në rol dytësor është nderuar aktorja, Allison Janney për rolin e saj në filmin “I, Tonya”.

Fushata kundër ngacmimit seksual, “Koha është tani”, ka qenë një nga çështjet kryesore që kanë fituar vëmendje në natën e mbrëmshme.

Për këtë arsye, shumica e grave dhe burrave kanë qenë të veshur në të zezë, në shenjë proteste.

Në fjalimin e saj derisa ka pranuar çmimin, McDonagh, ka thënë se shpreson që protesta të tilla të rezultojnë me ndryshim.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme