Visar Morina me “Exil” merr çmimin gjerman për skenarin më të mirë

Visar Morina me “Exil” merr çmimin gjerman për skenarin më të mirë

19 shkurt 2018 09:06

Në prani të 600 mysafirëve, ministrja gjermane e Kulturës, Monika Grütters, e ka nderuar regjisorin kosovar Visar Morina me çmimin “German Screenplay Award”, në pritjen e Asociacionit të Skenaristëve Gjermanë në festivalin e famshëm “Berlinale”, që këtë vit po mban edicionin e 68-të.

Morina me skenarin e filmit “Exil”, që flet për një burrë me origjinë shqiptare, i cili ndihet i tradhtuar e i kërcënuar, e ka bindur jurinë dhe e ka marrë çmimin “Golden Lola”, që përfshin shpërblimin prej 10 mijë eurosh.

Skenari i filmi “Exil” sjell rrëfimin e një 45-vjeçari, i cili punon në një firmë farmaceutike. Ai është një njeri familjar shqiptar, i cili e gjen veten të rrethuar nga armiqtë.

Në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e ministres gjermane të kulturës thuhet se juria ka zgjedhur trilerin “Exil” të Visar Morinës si më të mirin. Të nominuar kanë qenë edhe skenarët e “Nailowsky” nga Torsten Schulz dhe “Je sius Karl” nga Thomas Wendrich... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme