Kulturë

Rita erdhi – premton natë të paharrueshme në Prishtinë

Pritjes së madhe të Rita Orës i erdhi fundi. Këngëtarja kosovare me famë botërore arriti në Prishtinë rreth orës 13, por nuk deshi të dalë para mediave dhe të pranishmëve.

Por, gazetarët e grupit insistuan që të kapej Rita Ora në disa sekonda, e për këtë u desh që të vrapohej drejt veturës së saj, raporton KTV.

Më pas, ajo vazhdoi rrugën për në qendër të kryeqytetit, e cila gjatë gjithë rrugës u përkujdes që të bënte të ditur për ndjekësit e saj në rrjete sociale ardhjen e saj në Prishtinë dhe emocionin e parë në vendlindje.

Konferenca ishte ajo që e afroi Ritën para të pranishmëve pak orë para koncertit, e cila tregoi kënaqësinë e të qenit në mesin tonë.

E pyetur nga Kohavision, Rita tregoi edhe se a ka vërejtur ndryshime në momentet e para në Kosovë nga hera e saj e fundit në kryeqytet.

Rita pritet sonte që rreth orës 22:00 të dalë në sheshin Nënë Tereza për të mbajtur koncertin e saj të parë.

Ajo premtoi një natë të paharrueshme.