Reporteri i luftës dhe një pikturë për eksodin nga Kosova

Reporteri i luftës dhe një pikturë për eksodin nga Kosova

17 shkurt 2018 16:30

Rrëfimet e gjyshërve të tij, të cilët kishin luftuar në Luftën e Dytë Botërore, do t’i mbante në mend gjatë, shkruan sot Koha Ditore.

Zgjodhi gazetarinë dhe fotografinë që të dokumentonte përjetimet e dhimbshme të njerëzve. Kevin Weaver ishte aty kur u rrëzua Muri i Berlinit, dokumentoi revolucionin rumun, Revolucionin e Kadifenjtë në Çekosllovaki dhe mbuloi luftërat në Bosnjë e në Kosovë.

Me raportimet që ai i bëri si gazetar i lirë për mediat prestigjioze britanike “The Guardian”, “BBC” në mesin e shumë të tjerave, u bë një prej dëshmitarëve të tmerreve të shkaktuara nga serbët në Ballkan. U bë dëshmitar i krimeve të mëdha, humbi miq, e po ashtu u plagos edhe vetë. Mbeti i traumatizuar e do të përballej me çrregullim post-traumatik. Por ka gjetur shërim për këtë. Arti është terapia e tij.

Tash, përmes pikturës dhe skulpturës shpalos ankthet e përjetuara. Në pëlhurë ka hedhur edhe atë që ka parë në Kosovë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme