Monumenti 10-vjeçar që ruan thelbin e shtetësisë

Monumenti 10-vjeçar që ruan thelbin e shtetësisë

17 shkurt 2018 12:19

Mund të jetë monumenti me “moshën” më të re që e ruan shteti, por për këtë të fundit është i rëndësisë thelbësore. Është hiç më pak se dokumenti ku u shkrua Deklarata me të cilën deputetët e Kuvendit të Kosovës e shpallën Pavarësinë e Kosovës këtu e dhjetë vjet më parë, shkruan sot Koha Ditore.

Saktësisht më 17 shkurt të vitit 2008, ditë e diel. Përfundoi së shkruari çerek ore para orës 16:00 të asaj dite, me nënshkrimin nga deputeti i fundit, që, sipas radhës alfabetike, i binte të jetë deputetja Zylfie Hundozi. Prej atëherë është konservuar në Zyrën e Kryetarit të Kuvendit.

Me iniciativë nga Muzeu i Kosovës, nga tetori i vitit 2017, u shpall nën mbrojtje me Listën e përkohshme të mbrojtjes së monumenteve të kulturës.

Deklaratën e kishte shkruar Shyqri Nimani, artisti shumëdimensional. Rrëfimin për krejt emocionet, përvojën e punën përgjatë kaligrafisë ai e kujton edhe një herë në kohën kur Kosova po mbush dekadën e parë të mëvetësisë. (Rrëfimin e njeriut që shkroi deklaratën e Pavarësisë së Kosovës mund ta lexoni sot në gazetën Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme