Kultura e dekadës së shtetit

Kultura e dekadës së shtetit

17 shkurt 2018 10:36

Një vepër artistike do të merrte vëmendjen e botës qysh në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008. NEWBORN-i pos lajmit për lindjen e një shteti të ri u bë imazh i vendit dhe vulosi fuqinë e artit për ta bërë këtë. Ishte një lloj shprese se qysh në fillim, edhe nëpërmjet gjuhës artistike, Kosova do t’i fliste botës.

Në këtë dhjetëvjetësh në jo pak raste artistët kosovarë ia kanë dalë ta bënin këtë. Ndonëse shumica e sukseseve janë individuale. Nëse krejt sukseset do të bëheshin bashkë, do t’i ngjante një mozaiku shumëngjyrësh, shkruan sot Koha Ditore.

Nominimi i filmit “Shok” për “Oscar”, “Bafta” për filmin “Home”, “DokuFesti”, që ia përcjell botës imazhin tjetër të vendit, tenorët e sopranot...do të ishin disa prej gurëve.

Zhurma me “Heshtje” dhe vendnumërimi

U deshën pesë muaj pas shpalljes së Pavarësisë që Kosova të përmendej sërish për art. Filmi “Heshtja e Lornës”, ku në rolin kryesor luan aktorja nga Kosova me famë botërore, Arta Dobroshi, që shpalos rrëfimin e një çifti kosovar që ka emigruar në Belgjikë, e çoi atë dhe aktorin tjetër kosovar, Alban Ukaj, në njërin prej festivaleve më të njohur të filmit, në atë të Cannes.

“Heshtja...” mori çmimin për skenarin më të mirë, shkruar nga vëllezërit Jean-Pierre Dardenne e Luc Dardenne, të cilët kanë bërë edhe regjinë e filmit. U deshën mbi katër dekada që aktorë nga Kosova të shkelnin në tepihun e kuq të këtij festival pasi këtë e kishte bërë aktori i madh Bekim Fehmiu me filmin “Mbledhësi i puplave”. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme