Kulturë

Hapet biblioteka e dhjetë në Malishevë

Në vazhdën e aktiviteteve që po zhvillohen në Komunën e Malishevës, me rastin e 10-vjetorit të Republikës së Kosovës sot, në SHFMU “Gjergj Kastrioti”, në Llazicë u hap biblioteka e dhjetë e radhës.

Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe Edukim, Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe me Shoqatën për Kulturë e Letërsi “Tafil Kelmendi”.

Shumë shkrimtarë nga Kosova, Shqipëria e mbarë hapësira shqiptare pasuruan fondin librar të kësaj biblioteke, e cila tashmë numëron 3321 ekzemplarë.

Në fund të aktivitetit, u mbajt orë letrare, ku lexuan poezitë e tyre shkrimtarë nga SHKL “Tafil Kelmendi” dhe nxënës e mësimdhënës nga grupi letrar “Tahir Foniqi” i shkollës “Gjergj Kastrioti” Llazicë dhe në fund u hap ekspozita e artit figurative me tematikë për 10 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës punuar grupi artistëve të shkollës në fjalë.