Fëmijët e Gjilanit shënojnë jubileun e pavarësisë me ekspozitë për Kosovën

Fëmijët e Gjilanit shënojnë jubileun e pavarësisë me ekspozitë për Kosovën

15 shkurt 2018 13:57

Në organizim të Njësisë për Drejtat e Njeriut si dhe Asamblesë Komunale të Fëmijëve, të enjten në Gjilan është hapur një ekspozitë e fëmijëve, për nder të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku nxënësit e shkollës së Artit Pamor, në mbi 200 punime kanë promovuar imazhe për Kosovën, nga këndvështrimi i tyre.

Hanumshahe Rexhepaj, zyrtare komunale për të drejtat e fëmijëve, njëherësh edhe koordinatore e Asamblesë së Fëmijëve në Gjilan, ka thënë se ky aktivitet është organizuar për të shënuar jubileun e pavarësisë së Kosovës. Nxënësit e shkollave të Gjilanit, përmes punimeve të ndryshme kanë shprehur vizionin e tyre për Kosovën.

Rexhepaj është shprehur e bindur se gjenerata e re, me përkrahjen e institucioneve, do të arrijë t`i realizojë të drejtat dhe synimet e veta.

Ndërkaq, Festina Kurteshi, kryetare e Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Gjilan, ka rikujtuar pjesëmarrësit se shteti i Kosovës është ndërtuar me mund e sakrifica të mëdha, ku janë flijuar breza e breza për të arritur lirinë që sot e gëzojmë.

ende jemi në proces e sipër të krijimit të një Kosove çfarë e duam”, ka thënë Kurteshi, duke nënvizuar faktin se Kosova jonë e mrekullueshme, tani është vetëm 10-vjeçare.

Ajo u shpreh e bindur se me një përkushtim maksimal dhe duke besuar fuqishëm në ëndrrat e këtyre fëmijëve dhe të rinjve, Kosova do të bëhet ashtu siç e duam të gjithë ne.

Me këtë rast, Kurteshi ka lexuar edhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë ekspozitë të fëmijëve, nxënës të shkollës së Artit Pamor, e cila, siç ka thënë drejtori Emrush Qamili, është më e mira në Gjilan për nga suksesi, ka marrë pjesë edhe Maria Pacolli, kryetare e fondacionit ndërkombëtar “Ibrahim Kodra”, njëherësh bashkëshortja e ministrit të Jashtëm, Behxhet Pacolli.

Njëherësh, në kuadër të një projekti të GIZ-it, për të drejtat sociale për grupet e margjinalizuara, është realizuar edhe një ekspozitë e pikturave, me tematikë të riatdhesimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme