Tre aktorë nga Kosova në “Berlinale”

Tre aktorë nga Kosova në “Berlinale”

15 shkurt 2018 13:01

Dëshmi për kinematografinë e potencialin e aktorëve kosovarë, në “Berlinale”, do të dërgohen edhe nëpërmjet filmit holandez “Kiem Holijanda”, që përfshin në kastë edhe aktorë kosovarë. Arbnesha Grabovci-Nixha, Andi Bajgora e Florist Bajgora, do të jenë prezentë në shfaqjen e filmit në kuadër të kategorisë “Generation 14 plus”. Filmi 14-minutësh, me një histori kosovare, e ka në kastë edhe aktorin Shpëtim Selmani.

Florist Bajgora, ka thënë se ai dhe vëllai i tij Andi, sikurse edhe aktorja Arbnesha Grabovci-Nixha, do të jenë prezent në Berlin në premierën e filmit.

Filmi “Kiem Holijanda” është realizuar me regji e skenar të Sarah Veltmeyer dhe është produksion holandez i mbështetur nga Fondi Holandez i Filmit (më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme