Komuniteti artistik i Kaçanikut kërkon themelimin e teatrit

Komuniteti artistik i Kaçanikut kërkon themelimin e teatrit

14 shkurt 2018 10:31

Në një kohë kur gjendja nëpër teatro të qyteteve është e rëndë - me shumicën prej tyre që përballen me telashe buxhetore e janë gjysmëfunksionale në mungesë të përkrahjes - artistë nga Kaçaniku ia kanë mësyrë ta bëjnë me teatër këtë qytet.

Një grup i përbërë nga disa aktorë, regjisorë, dramaturgë e studentë të artit skenik tashmë u janë drejtuar me kërkesë autoriteteve komunale për themelimin e teatrit të qytetit të Kaçanikut, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përfaqësues të Komunës së Kaçanikut ende nuk e kanë shqyrtuar kërkesën, por qysh në fillim theksojnë se mundësitë buxhetore janë goxha të limituara, derisa për infrastrukturë gjendja është më e mirë. Ekziston shtëpia e kulturës “Xheladin Kurtaj”, por që në të shumtën e rasteve aty nuk mbahen ngjarje kulturore.

Qyteti në jug të vendit, që numëron mbi 33 mijë banorë me gjithë rrethinë, nuk ka pasur kurrë teatër. Jeta teatrore është zhvilluar me iniciativa private e shoqërore. Ka një dekadë që publiku i këtij vendi s’ka parë shfaqje të inskenuar aty... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme