Kulturë

Aktorët kundërshtojnë zhvendosjen nga objekti i Teatrit Kombëtar të Shqipërisë

Aktorët e Teatrit Kombëtar në Shqipëri kanë vazhduar të kundërshtojnë zhvendosjen e këtij institucioni nga objekti i tyre në qendrën kulturore “Turbina” derisa të ngrihet një objekt i ri që do të zëvendësojë atë aktual, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të hënën një grup aktorësh e regjisorësh pas një takimi kanë ftuar në debat ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro-Furxhin. Mediat shqiptare kanë raportuar se ata janë penguar të hynin në mjediset e tyre të punës. Takimi është caktuar për të mërkurën.

Ky grup aktorësh kundërshton Projektligjin e ri të Ministrisë së Kulturës për artin në të cilin parashihet edhe zhvendosja e tyre. Madje tashmë ka nisur edhe nënshkrimi i një peticioni për shpalljen e objektit të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë në monument kulturor... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)