Sopranoja Elbenita Kajtazi-Halimi, gjysmëfinaliste në garën prestigjioze në Angli

Sopranoja Elbenita Kajtazi-Halimi, gjysmëfinaliste në garën prestigjioze në Angli

13 shkurt 2018 09:32

Sopranoja e njohur kosovare, e cila po bën karrierë jashtë vendit, është gjysmëfinaliste në garën e njohur të këndimit “Glyndebourne Opera Cup” në Britani të Madhe.

Elbenita Kajtazi-Halimi është pjesë e listës me 23 këngëtarë të tjerë nga vende të ndryshme të botës, të cilët në mars të këtij viti do të garojnë për top 10-she dhe çmimin kryesor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Fituesi i vendit të parë shpërblehet me 15 mijë funte dhe rol që brenda pesë vjetëve të prezantohet nëpër shtëpi prestigjioze operistike. Kajtazi-Halimi është përzgjedhur në mesin e rreth 200 aplikuesve në raundet preliminare dhe audicionet që kishin zënë vend në Berlin, Londër dhe Filadelfia.

“Glydebourne” është shtëpi operistike në Angli, e cila që nga viti 1934 ka shërbyer si hapësirë për festivalin vjetor “Clydebourne Festival Opera” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme