Rikonstruktohen rrugët e brendshme të Kalasë së Elbasanit

Rikonstruktohen rrugët e brendshme të Kalasë së Elbasanit

09 shkurt 2018 15:16

Tiranë, 9 shkurt – Rrugët e brendshme të Kalasë së Elbasanit i janë nënshtruar një ndërhyrje e cila konsiston, jo vetëm të përmirësojë jetesën e banorëve të kësaj zone, por të nxisë rritjen ekonomike përmes aktivitetit të zgjeruar të turizmit kulturor.

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla së bashku me Kryetarin e Bashkisë Qazim Sejdini dhe deputetët Evis Kushi dhe Arben Kamami inspektuan punimet të cilat tashmë janë drejt fundit.

Balla thekoi punën e mirë të Bashkisë së Elbasanit për të thithur investime në dobi të qytetit. “Bashkia Elbasan është një prej pak bashkive që është vlerësuar edhe nga Komisioni Europian si një entitet i besueshëm për të investuar fonde të Komisionit Europian dhe ky projekt është tërësisht i financuar nga delegacioni i BE në Tiranë e cila ka bërë të mundur risjelljen në identitet të rrugëve me kalldrëm me gurë sipas modelit tipik shqiptar pa përdorur betonin, por thjesht me gurë dhe me rërë me qëllim që të ruhet ajo traditë e mirë e teknikës së kalldrëmit shqiptar”.

Faza e dytë e këtij projekti do të jetë nxitja e turizmit brenda kalasë. I gjithë qëllimi ynë është që kjo kala të jetë tërësisht e vizitueshme, por për këtë kontekst duhet të nxisim të gjitha familjet që t’i kthejmë një pjesë të ndërtesave në industri shërbimi. Rrugët të cilat përfshihen në këtë projekt janë rrugët “Xhaferr Kongoli”, “Kol Papajani”, “Savete Mishta” dhe segmente të rrugëve “Tajar Guranjaku” dhe “Bardhyl Popa”.

Ndërsa Kryetarin e Bashkisë Qazim Sejdini “Është një investim prej 385 milionë lekë të reja, një investim për ta kthyer në identitet kalanë, për të restauruar të gjitha rrugët e kalasë. Ka mbetur edhe shumë pak, por arteriet kryesore janë bërë dhe unë shpresoj që kjo të jetë një nxitje për zhvillimin e biznesit brenda mureve të kalasë”.

“Gjatë zbatimit të projektit është treguar kujdes i veçantë për të ruajtur impresionin origjinal të rrugëve të cilat po restaurohen. Në këto akse rrugore të brendshme të kalasë është menduar të përdoret një sistem ndriçimi më i thjeshtë se ai i rrugës “Egnatia”, në mënyrë që kjo e fundit të ruajë hierarkinë si rruga më e rëndësishme e lagjes “Kala””, tha Sejdini.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme