Zbulohet një mozaik i rrallë i kohës romake

Zbulohet një mozaik i rrallë i kohës romake

08 shkurt 2018 22:34

Një grup arkeologësh izraelitë prezantuan sot një mozaik të rrallë dhe të bukur, që daton nga periudha romake, i zbuluar në portin antik të Cezaresë, në veri të Izraelit.

Ky mozaik daton në shekullin II dhe III pas Krishtit, tre metra e gjysmë i gjerë dhe me një gjatësi tetë metra, njoftoi Autoriteti izraelit i Antikiteteve në një deklaratë.

Ky është një mozaik i një cilësie të spikatur dhe me ngjyra ku shquhen tre personazhe, burra të pasur të veshur me tunikë me mëngë të shkurtra, ku njëri është me pamje ballore dhe dy të tjerët në profil. Cezarea shtrihet 50 kilometra larg nga Tel-Avivi në brigjet e Mesdheut, u themelua 2030 vite më parë nga Herodi i Madh, një mbret i emëruar nga romakët.

Cezarea ka qenë një nga qendrat kryesore romake të rajonit, deri në periudhën e kryqëzatave. Aktualisht, rrënojat e qytetit tërheqin një numër të madh turistësh. Aty organizohen rregullisht koncerte në një teatër romak./21

Komentet

Shto koment

Të ngjashme