Çahen muret, Kalaja e Gjirokastrës në rrezik

Çahen muret, Kalaja e Gjirokastrës në rrezik

08 shkurt 2018 11:05

Çahen muret e Kalasë së Gjirokastrës. Ka qenë ky alarmi që ka dhënë arkitekti gjirokastrite, Kreshnik Merxhani.

Përmes një postimi në facebook, ai thotë se në foto duket çarja e kullës jugore dhe lagështia në galeritë poshtë kullës së sahatit, edhe pse pretendohet një “restaurim” me fonde donatorësh, transmeton GSh.

“Sot ambientet poshtë çative të reja dhe poshtë hapësirës ku është ndërhyrë janë me më shumë lagështi siç shihet shumë lehtësisht në foto”, shkruan Merxhani.

Sipas tij, Kalaja e Gjirokastrës është në rrezik të vërtetë, e në situatë urgjente!

Komentet

Shto koment

Të ngjashme