Filmi si mjet mësimi vjen edhe në shkollat e mesme të Prizrenit

Filmi si mjet mësimi vjen edhe në shkollat e mesme të Prizrenit

08 shkurt 2018 10:04

Prizren, 8 shkurt – Nxënësit e shkollave të mesme të Prizrenit nga viti i ardhshëm shkollor nuk do të dëgjojnë më vetëm ligjërata “të thata” nga mësimdhënësit e tyre. Por procesi edukativo-mësimor në klasat e këtyre shkollave do të zhvillohet edhe me përdorimin e filmit si mjet mësimi.

Për një praktikë të këtillë janë dakorduar drejtuesit e “DokuFestit” dhe ata të Drejtorisë së Arsimit në Prizren, të cilët të mërkurën, në hapësirat e “DokuKinos”, kanë nënshkruar marrëveshjen përkatëse. Përmes këtij memorandumi të bashkëpunimit të dyja palët janë zotuar se do të punojnë për krijimin e një platforme që nxit dhe mbështet shkollat, përkatësisht mësimdhënësit në përdorimin e mjeteve audiovizuale në planifikimin dhe zhvillimin e procesit edukativo-mësimor në shkollat e mesme të Prizrenit.

Drejtori ekzekutiv i “DokuFestit”, Eroll Bilibani, ka bërë të ditur se kjo organizatë këtë program ka filluar që ta zbatojë në komunat e tjera dhe se tani po shënohet edhe fillimi i një bashkëpunimi më konstruktiv edhe me Komunën e Prizrenit (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme