Rishfaqet murali me imazhin e sportistit që u mbulua pa leje

Rishfaqet murali me imazhin e sportistit që u mbulua pa leje

08 shkurt 2018 08:43

Prishtinë, 8 shkurt - Për rreth 24 orë murali, i cili paraqet sportistin në vrap, që zë vend në atë që njihet si objekti i “Sllovenia Sportit” në Prishtinë, është “zhdukur”. E ka mbuluar një reklamë e “Coca Colas”. Pas reagimeve të shumta, mbrëmjen e së mërkurës, murali me vrapuesin dhe dy duar që mbajnë stafetën është rishfaqur.

Reklama ishte vendosur pa lejen e Komunës së Prishtinës, e cila ka ndërhyrë për largimin e saj. Vetë i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, të mërkurën mbrëma e ka dhënë lajmin për këtë.

“Inspektorati largon bilbordin pa leje që kishte mbuluar muralin”, ka shkruar ai në Facebook. I kontaktuar nga gazeta, Ahmeti ka thënë se do ta sqarojnë këtë rast.

Murali në objektin e njohur si “Sllovenia Sporti”, e që është Shtëpia e Sporteve, ishte punuar në vitin 2005 nga artistja kosovare Fitore Berisha (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme