Për 10- vjetorin e pavarësisë nga nesër 14 filma kosovarë

Për 10- vjetorin e pavarësisë nga nesër 14 filma kosovarë

07 shkurt 2018 14:29

14 filma kosovarë, të mbështetur nga QKK, do të fillojnë shfaqjen në Kino ABC që nga nesër, 8 shkurt deri me 17 shkurt 2018 për të shënuar 10 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kjo iniciativë erdhi si rezultat i nënshkrimit të Memorandum Bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës, Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Kinemasë ABC.

Për 10 ditë do të shfaqen filmat kosovarë të cilët kanë pasur suksese të jashtëzakonshme ndërkombëtare, si prej nominimit në Oscar, pastaj në festivalet e mëdha si ai i Karlovy Vary-it, Venedikut, Sarajevës, Varshavës, Tallinnit, Kairos, Montrealit etj.

Hapja do të bëhet me 8 shkurt, ku do të shfaqen filmat ‘Shok’ nga Jamie Donoughue, ‘Home’ nga More Raça, ‘Ballkoni’ nga Lendita Zeqiraj, ‘Si qeni n’rrush’ nga Driton Hajredini dhe Yll Çitaku duke vazhduar në ditë në vijim me filmat: ‘Kolona’ nga Ujkan Hysaj, ‘Daullet e Rezistencës’ nga Mathieu Jouffre, ‘Me dasht’, me dasht’, me dasht’,’ nga Ilir Hasanaj, ‘Trapped by Law’ nga Sami Mustafa, ‘Home Sweet Home’ nga Faton Bajraktari, ‘Tri Dritare dhe një Varje’ nga Isa Qosja, ‘Martesa’ nga Blerta Zeqiri, ‘T’padashtun’ nga Edon Rizvanolli, ‘Eho’ nga Dren Zherka dhe ‘Babai’ nga Visar Morina.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme