Kulturë

Prishtina, Monografi Unike, ribotohet e plotësuar

Descriptive Text

Gazetarja dhe publicistja prishtinase Sanije Gashi sjell librin dedikuar kryeqytetit të Kosovës. Libri Monografi Unike për Prishtinën, është një libër vulë e veçantë për kryeqytetin, ngase autorja në të zbulon Prishtinën nga një aspekt tërësisht të panjohur. Libri ngërthehen ngjarjet, njerëzit, jetën e dikurshme prishtinase, monumentet e rëndësishme kulturore dhe historike, atraksionet e pathëna deri më tani nga personalitetet dhe njerëzit e zakonshëm prishtinas, ngjarje të kryeqytetit tonë të paraqitura nga një perspektivë unike.

Ky libër është botim i dytë i plotësuar në gjuhën shqipe - ndërsa i pari në gjuhën angleze, me parathënie nga shkrimtarja / publicistja Miranda Haxhia.

Nga librat që kam lexuar, ky është i veçantë për mua, shkruan studiuesi i etnologjisë, MSc. Shefki Stublla. Sepse ky libër është një tregim i sinqertë për qytetin e lindjes, është një studim i gjerë dhe i hollësishëm shkencor që trajton jetën dhe rritën e autores bashkë me qytetin, është një kontribut memorial për historinë dhe ngjarjet të cilat duhet të shënohen që të mos harrohen. Libri mbetet një testament i një publicisteje, i cili do të jetë i mirëpritur edhe nga lexuesit e gjuhës angleze.

Ndërsa politikologu Luz Thaçi, këtë libër e vlerëson si kryevepër, i cili do të lexohet gjithnjë dhe do t’i qëndrojë kohëve. U impresionova me përmbajtjen, me bashkëbiseduesit, fotot, kronologjinë e shtrirjes në kohë e vite dhe mësova aq shumë për Prishtinën, të cilën nuk e kisha njohur.

Libri Monografi Unike për Prishtinën në Panairin e 16-të të Librit në Prishtinë, nga Shoqata e Botuesve të Kosovës mori Çmimin Për Vepër Kapitale.

{gallery}