Kulturë

“Një muaj” i Zgjim Terziqit në festivalin kualifikues për “Oscars”

“Një muaj”, filmi i shkurtër i regjisorit Zgjim Terziqi, që rrëfimin e bazon në ngjarje të vërtetë, do të shfaqet në festivalin kualifikues për “Oscars” – “Atlanta Film Festival”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Do të shfaqet në programin “Narrative Short”. Atlanta e Georgias është stacioni i radhës për këtë film, i cili në nëntor të vitit të kaluar u dha premierë botërore në festivalin e kategorisë “A”, “Cairo International Film Festival”.

Lajmin për suksesin e radhës të këtij filmi, të martën, nëpërmjet një komunikate për media, e ka bërë publik Qendra Kinematografike e Kosovës, e cila ka bashkëfinancuar realizimin e këtij filmi ashtu sikurse dhe “Swiss Cooperation Office Kosova” e Komuna e Prishtinës.

Festivali “Atlanta Film Festival” sivjet mbahet ndërmjet datave 13 e 22 prill... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)