Ministria e Kulturës s’mund të zhvendoset në Prizren gjatë shkurtit Foto: Koha

Ministria e Kulturës s’mund të zhvendoset në Prizren gjatë shkurtit

06 shkurt 2018 08:36

Kërkesa e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për marrjen në shfrytëzim të dy objekteve që janë në pronësi të Komunës së Prizrenit për nevojat e bartjes së këtij dikasteri qeveritar ende nuk është shqyrtuar nga organet komunale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Madje edhe insistimi i këshilltarëve nga radhët e PDK-së në Kuvendin e Komunës, që kjo çështje të diskutohet në organin më të lartë vendimmarrës komunal në seancën e mbajtur të hënën nuk është miratuar.

Arsyetimi i drejtuesve aktualë të Komunës së Prizrenit ka qenë se trajtimi i kësaj teme kërkon kohë, përkatësisht përgatitje më të mirë, edhe sa i përket aspektit të kompletimit të dokumenteve të duhura. Kësisoj, MKRS-së do t’i dështojë planifikimi që një pjesë e kabinetit të ministrit, Kujtim Gashi, të zhvendoset gjatë shkurtit në qytetin jugor, ashtu siç ishte paralajmëruar.

Sipas planifikimeve të MKRS-së, një pjesë e kabinetit të ministrit do të vendoset në objektin e ish-Rektoratit të Universitetit të Prizrenit, “Ukshin Hoti”, përderisa Departamenti i trashëgimisë kulturore në objektin e Kazermës së vjetër apo internatit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme