Objekti i “Termokissit” dëmtohet qëllimshëm edhe një herë

Objekti i “Termokissit” dëmtohet qëllimshëm edhe një herë

05 shkurt 2018 11:08

Qendra “Termokiss”, e cila drejtohet nga komuniteti në kryeqytet - e që ka mision reflektimin mbi ndryshimin urban e civil, po ashtu të shërbejë si hapësirë ku mblidhen të rinjtë për të zhvilluar projekte apo idetë e tyre - është dëmtuar edhe një herë qëllimshëm në mëngjesin e së dielës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dera hyrëse prej qelqi është thyer e tëra si rezultat i hedhjes me gurë në drejtim të saj, nga persona deri tash të panjohur. Përveç derës, nuk është raportuar për dëme të tjera. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që kjo qendër sulmohet.

Në korrikun e vitit 2016 kur edhe u bë rivitalizimi i objektit industrial të braktisur e që i takonte ngrohtores së qytetit “Termokosit”, gazeta kishte raportuar për një sulm të ngjashëm ku dikush kishte thyer derën dhe ishte futur brenda për të vandalizuar objektin, i cili kishte marrë formën e një qendre atraktive për të rinjtë falë punës vullnetare.

Por Njomza Dragusha, një prej iniciatorëve të krijimit të kësaj qendre, të dielën ka thënë se “Termokiss” deri më tani është bërë pre e më shumë se dhjetë sulmeve të tilla. Dëmet deri më tani kapin shifrën prej 4 mijë eurosh... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme