Botimet “KOHA” zbret çmimin e librave për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë

Botimet “KOHA” zbret çmimin e librave për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë

05 shkurt 2018 09:20

Adhuruesit e librave për dy javë do të mundë t’i blejnë titujt e tyre të preferuar për një çmim të volitshëm.

Për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, “Botimet KOHA” do t’i shesë të gjithë librat me zbritje deri në 70 për qind. Prej sot (e hënë) deri më 19 të muajit shkurt ata që duan t’i blejnë për çmim të zbritur librat e preferuar të kësaj shtëpie botuese do të mundë të drejtohen në selinë e gazetës “Koha Ditore”.

Në mesin e titujve të shumtë që ofron Botimet “KOHA”, lexuesit mund ta gjejnë edhe librin e fundit të publicistit e shkrimtarit Veton Surroi, “Gorillat që s’i pamë”, i cili vitin e kaluar ishte libri më i shitur në Panairin e Librit në Prishtinë, “Fillimi i një fundi” me autore Majlinda Bregasin, “Monument”, me autor Artan Krasniqi, “Historia e parrëfyer e mustaqeve të zotit president” nga Virgjil Muçi, biografinë fascinuese “Muhamedi, një profet për kohën tonë”, shkruar nga historiania dhe ekspertja e religjionit Karen Armstrong, “Mbretëresha e Malësisë”, vepër kushtuar Edith Durhamit, nga Marcus Tanner, “100 logot e Kosovës” të Luan Tashit dhe ribotimin e plotësuar të librit “Kufijtë në dëm të shqiptarëve” të autorit Zejnullah Gruda.

Pjesë e pakos që ofron Botimet “Koha” është edhe “Serbia hyjnore: Nga miti te gjenocidi”, i autorit Branimir Anzuloviq, “Shoqëri në alarm” i autores Sibel Halimi, si dhe “Lëngu i trëndafilit” nga Xhevdet Bajraj dhe një varg librash të tjera... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme