“Downsizing” për fantazinë e një bote të vogël utopike

“Downsizing” për fantazinë e një bote të vogël utopike

04 shkurt 2018 19:08

Alexander Payne largohet vetëm pak nga mënyra e tij realiste me këtë satirë fantashkencë rreth metodës revolucionare të re mikro-utopike për zvogëlimin e qenieve njerëzore në madhësi të një kutie të shkrepësve, në mënyrë që ata të konsumojnë më pak, të ndihmojnë planetin dhe të përmirësojnë stilin e jetesës sa i përket konsumit.

Ngjarja në film nis shpejt dhe me shaka, e përfundon në mënyrë solemne si një vigan në lëvizje të ngadalësuar: një film i pushtuar nga implikimet e veta ekologjike dhe humane, flak tutje komedinë që është aq e mirë gjatë aktit të parë në hapje, duke i lënë vend romancës tragjedisë së homosapienëve dhe botës së mbipopulluar të papërgatitur për krizat që do të pasojnë, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.

Këtu gjen pak nga “Swift” – ose “The Incredible Shrinking Man”, apo “Ant-Man”, “Honey”, apo “I Shrunk the Kids”. Por në secilin prej këtyre rasteve, bota e madhësisë normale vazhdimisht rifutet për të ruajtur ndikimin dramatik të vogëlsisë. “Downsizing” po bën diçka ndryshe.

Disa janë përshtatur me vizionin e tij të komuniteteve të botës që po zhvillohet, duke pranuar bamirësi nga amerikanët e bardhë dhe kanë gjetur personazh vietnamezë që të jetë më i gjerë dhe stereotipik: Ngoc Lan Tran, e portretizuar nga Hong Chau. Opinioni im është ndarë nga gjatësia e filmit. Ky film i gjatë është brilant për orën e parë. Më pas ka gjëra që nuk do të duhet të ishin aty.

Ngjarja zhvillohet në Omaha, vendlindjen e krijuar të Payne dhe aty ku zënë vend mediokriteti amerikan e pakënaqësia. Matt Damon portretizon Pul Safranek, një fizioterapeut, i cili është i lumtur me jetën e tij; por guraja e tij Audrey (Kristen Wiig) stresohet me mënyrat që ata i kursejnë paratë.

Më pas një ribashkim kolegji i sjell ata ballë për ballë me një bashkëkohës i cili është “zvogëluar” në pesë centimetra bashkë me familjen e tij, dhe ka shkuar të jetojë në komunitetin “Leisureland” të njerëzve të vegjël në New Mexico. Paratë e tyre harxhohen pa mëdyshje dhe këta njerëz jetojnë sikur të ishin pensionistë të pasur, derisa janë ende të rinj dhe e shijojnë jetën.

Pas disa bisedave, Paul dhe Audrej mendojnë se çfarë duhet të bëjnë. Më pas vendosin të shkojnë edhe ata. Procesi shkencor paraqitet në skenat hapëse të filmit dhe historia e zbulimit të këtij fenomeni është tejet bindës. I tillë është edhe procesi i përgatitjeve që kalojnë Paul dhe Audrey... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme