“The Final Year” për presidencën e Obamas

“The Final Year” për presidencën e Obamas

04 shkurt 2018 17:05

Ekziston një akuzë e vazhdueshme që dokumentari goxha shkatërrues, “The Final Year”, që mbulon administrimin e Barack Obamas prej janarit të vitit 2016 deri në janarin e vitit 2017, është një vepër propagandistike – që është valide nëse besoni se ambasadorja e Kombeve të Bashkuara, Samantha Power, zëvendëskëshilltari për siguri kombëtare Ben Rhodes, sekretari i shtetit, John Kerry, dhe vetë presidenti, përshkruhen si idealistë të përkushtuar që të shtyjnë përpara politikat mbi ndryshimet klimatike, të drejtat e njeriut dhe reduktimin e armëve.

Nëse besoni – nëse mendoni se ata janë sabotues që ndjekin agjenda të fshehura – atëherë asgjë në filmin e Greg Barkerit nuk do t’ju kënaqë (dhe në cilindo rast nuk ka ndihmë për ju), shkruan “New York Magazine”, transmeton “Koha Ditore”. Pjesa tjetër do ta vlerësojnë këtë vrojtim të brendshëm të arritjeve, gabimeve dhe kompromiseve që e bëjnë trashëgiminë e Obamas qetësuese dhe depresive.

Mbi të gjitha ngarkimi i tepërt është një peshë e padukshme: zgjedhjet e ardhshme për të një president të vendosur për të prishur çdo element të fundit të asaj që njerëzit në ekran i shohim duke punuar.

Dokumentari zgjat gati një orë e gjysmë, por duket i ngjeshur dhe i lodhshëm, pasi që Barker kalon në mes të tre protagonistëve të cilët janë kundër kohës që nuk ndalet: tensioni, Power reaktive e cila sa është në apartamentin e familjes së saj dhe në kampe të ndryshme të refugjatëve; Kerry i palodhshëm 72-vjeçar, i cili në një pikë udhëton me anije në mesin e ajsbergëve madhështorë në Greenland; dhe Rhodes tejet i fokusuar në marrëveshjen nukleare të vitit 2015 me Iranin.

Por Barker duket se tërhiqet më shumë nga Power, një emigrante që në moshën nëntëvjeçare erdhi në ShBA nga Irlanda, e cila e bën një audiencë me qytetarë të rinj të qajë në fjalimin e mikpritjes që tani duket e çuditshme. Kjo është një tjetër arsye përse “The Final Year” nuk duket si propagandë e Obamas.

Në skenat më pas, Power thyhet nga pamundësia e saj për ta bindur presidentin që të ndërhyjë me forcë në krizat humanitare në Aleppo, dhe pjesë të tjera të Sirisë. Të gjithë ata që e kanë lexuar “A Problem From Hell: America and the Age of Genocide” të Power, mund të kuptojë përse ajo është bërë pjesë e administrimit me përkushtimin që asgjë sikur në Bosnjë apo Darfur të mos ndodhte gjatë mandatit të Obamas.

Ajo flet për ndjenjat e presidentit mbi vdekjet e ushtarëve amerikanë dhe dhimbjen e familjeve të tyre; dhe për gjithë sofistikimin e saj, është e papërgatitur për këtë kalkulim politik dhe pikat e tjera që e shoqërojnë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme