Kulturë

“Brave” për abuzimet në Hollywood

Nëse do ta kisha lexuar librin e Rose McGowanin, në një gjendje zbrazëtie, apo mungese të raportimeve hulumtuese që u bënë për ish-kryesuesin e “Miramax”, Harvey Weinsten, mbase do ta mendoja se është i mbingarkuar dhe plot paranojë.

McGowan përshkruan një jetë thuajse me abuzime të pandërprera, duke rënë nga njëra kthetër e forcës sadiste në një tjetër forcë të pushtetshme, të komplotuara për t’ua mbytur shpirtin.

“Në jetën time në ishin infiltruar spiunët e Izraelit dhe avokatët ngacmues, disa prej më të këqijve mbi këtë tokë”, shkruan ajo në faqen e parë të librit, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. “Këta njerëz djallëzorë më kërkuan në çdo hap, derisa unë ringjallja fantazmat që kishin zënë kohën time në tokë”. Spiunë izraelitë? Natyrisht, ne e dimë tani: po, spiunë izraelitë.

Në tetor të vitit 2016, McGowan bëri tre postime në Twitter duke akuzuar udhëheqësin e studios filmike për përdhunim, e duke shfrytëzuar hashtagun #WhyWomenDontReport (pse gratë nuk raportojnë). Ajo i referohej Weinsteinin, i cili, siç u zbulua vonë, i kishte paguar asaj 100 mijë dollarë për heshtjen e saj, lidhur me një takim të vitit 1997 në Festivalin e Filmit të Sundances në Utah.

Siç raportoi Ronan Farrow në “The New Yorker” në nëntor të vitit 2017, menjëherë pas publikimeve të McGowan në Twitter, Wiensten kishte punësuar disa agjenci private të sigurimit, njëra prej të cilëve udhëhiqej nga veteranë të inteligjencës së Izraelit, për t’u përpjekur që ta ndalojë publikimin e rrëfimit për ngacmimet e tija të kamotshme seksuale. Agjentët ishin udhëhequr drejtpërdrejt për ta spiunuar e mbikëqyrur McGowan. “Ishte sikur filmi ‘Gaslight’”, i kishte thënë McGowan, Farrow. “Të gjithë më kishin gënjyer gjatë gjithë kohës”.

Një prej lojërave më të mëdha që luanin patriarkët mbi gratë është destabilizimi i qëllimshëm i tyre, në mënyrë që pastaj të përdoret paqëndrueshmëria e tyre si arsye për të mos besuar në to. Shumica prej librit lexohet si ditar i një gruaje të ngulfatur mes burrave abuzivë që pretendojnë se askush nuk do ta dëgjojë ndonjëherë atë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)