Piktorja e thirrjes për kohën e cila nuk ndalet Foto: Koha

Piktorja e thirrjes për kohën e cila nuk ndalet

04 shkurt 2018 11:22

Përdorimi i teknikave të ndryshme ka rezultuar me 30 piktura të reja. Secila prej tyre ka target kohën. Koha në krijimtarinë artistike të piktores ferizajase, Lebibe Topalli zë vend të veçantë.

“Koha” është cikli i saj, ku në vepra shihen, ora, figura njerëzish që nëpërmjet brushës janë transformuar si qenie që po ndjekin kohën, por ka edhe raste kur duket se ajo u ka ikur. Orët vijnë edhe gjysmake. Ngjasojnë me relikte që më nuk masin kohën. Krejt kjo është një thirrje e artistes, shkruan sot “Koha Ditore”.

Topalli, që është goxha aktive në krijimtari, ka për synim që nëpërmjet artit të bëjë thirrje për shfrytëzimin sa më racional të kohës.

“Njerëzit duhet ta shfrytëzojnë atë”, thotë Topalli, e cila ka përfunduar studimet themelore në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe nivelin master në Fakultetin e Artit në Prishtinë, e aktualisht punon në shkollën e mesme të muzikës “Çesk Zadeja”, në Ferizaj.

Ekspozita në “Cite du Temps”

Në ditën e 18-të të janarit, në galerinë “Cite du Temps” (Qyteti i kohës) në Gjenevë, Topalli ka hapur ekspozitën personale “Koha”, ku deri me një mars, veprat e saj do të qëndrojnë të ekspozuara... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme