Kulturë

Ajo që nuk njihet urrehet

Zanita Halimi u lind në Gjilan. Studimet themelore dhe master i ka kryer në Universitetin e Prishtinës në Departamentin e Etnologjisë dhe Antropologjisë Kulturore.

Aktualisht është në prag të mbrojtjes së doktoraturës në Universitetin e Vjenës në Etnologji, shkruan sot “Koha Ditore”.

Është ligjëruese në Fakultetin Filozofik/Departamenti i Antropologjisë dhe ligjëruese e angazhuar në Fakultetin e Arteve. Është kryesuese e Këshillit drejtues të Muzeut të Kosovës dhe anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Ka të botuara ese të ndryshme në fushën e antropologjisë kulturore, që trajtojnë temat që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore, muzeologjinë, antropologjinë vizuale, monumentet e të tjera. Ka të botuar 4 libra me poezi.

Halimi është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Eudora është dhuratë për nga etimologjia e emrit, por edhe për mua. Ajo e cila më bëri të përjetoj ndjenjën e të qenit nënë. Mirëpo, ky epitet përmban në vete shumë komponentë: dashuri, kënaqësi, përgjegjësi e sfidë.

Ta rrisësh në një mjedis ku dominojnë tregimet të cilat në thelb kanë gënjeshtrën, intrigën, urrejtjen, dhunën, stigmatizimin e shumë pak durimin, guximin e paqen, është jashtëzakonisht e vështirë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)