Kulturë

“Nënshtrimi” i Houellebecqut

Michel Houellebecq është shkrimtar francez, prozator, poet dhe kritik i letërsisë. Autor i shumë librave, që kanë përfituar lexues të shumtë anekënd botës, fitues çmimesh të ndryshme dhe famë ndërkombëtare, duke u vlerësuar si njëri nga shkrimtarët më të mirë, dhe njëkohësisht njëri nga zërat më intrigues të prozës bashkëkohore.

Houellebecqu, në shumë libra, ka dëshmuar mjeshtëri artistike dhe talent narrativ, duke shkruar letërsi imagjinare, për tema e personazhe të jetës konkrete, shkruan sot Ndue Ukaj në Koha Ditore.

Rrëfimet e tij letrare janë dridhmuese dhe mbresëlënëse, dhe i përshkon një ton kritik e komik, që të bën të jetosh gjatë me to. Pa dyshim, tekstet e tij letrare janë prekëse, të frikshme, shporuese - dhe njëkohësisht, janë të shkruara me një stil tërheqës.

Kësisoj, letërsia e tij, ka forcë artistike, dhe të rrëmben, dukë të futur në përsiatje e dilema pafund, me çka autori sikundër dëshiron të mos heqë dorë nga fuqia sipërore e letërsisë në civilizimin tonë perëndimor...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.