Kulturë

“Martesa” e dy luftërave

“Po get veç kjo i bashkon me serbët. Me na zhduk neve”, i thotë Noli (Genc Salihu), Bekimit (Alban Ukaj) në njërën prej skenave të filmit ku dyshja portretizon një çift homoseksualësh. Dialogu mes tyre ndodh në kohë të vështira, kur familja është strehuar brenda një ndërtese e pret të përfundojë lufta.

Nuk do gjak për ta ilustruar tmerrin e luftës. Se ankthi, frika, angështia shpërfaqen nëpërmjet një loje të thjeshtësuar. Ta zëmë kur njëri ngre perdet që kanë errësuar dhomën, për ta parë se cili objekt po bombardohet nga forcat e NATO-s, shkruan sot Koha Ditore.

Kushdo që e ka përjetuar luftën e fundit në Kosovë, do ta rikujtojë një fragment nga vitet 1998-99, kur e sheh në ekranin e madh filmin e regjisores Blerta Zeqiri, që po testohet nga audienca e shtetit që e ka bashkëfinancuar atë. Pesë vjet punë kanë marrë formën e një filmi, të cilit kritika vitin e kaluar i ka dhënë vlerësimin “drama më e mirë evropiane e këtij viti”...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.