I pakrahasueshmi Robert Elsie

I pakrahasueshmi Robert Elsie

03 shkurt 2018 15:01

Vdekja e Robert Elsiet më 2 tetor 2017 ishte goditje e rëndë për të gjithë shqiptarët, si dhe për këdo tjetër që është i interesuar për historinë, gjuhën, letërsinë dhe kulturën e viseve shqiptare. Atyre që e njihnin nga afër, lajmi i ndarjes së tij nga jeta u shkaktoi një dhembje të jashtëzakonshme, sepse Roberti ishte thjesht një nga njerëzit më të dashur e më shpirtmirë që të bie fati dhe privilegji ta takosh në jetë.

Sigurisht, çdo qenie njerëzore është e pazëvendësueshme. Por pazëvendësueshmëria e Robert Elsiet në sferën e studimeve shqiptare është e një shkalle absolutisht të pakrahasueshme, shkruan sot Koha Ditore.

Roberti u lind në Vankuver të Kanadasë në vitin 1950 dhe ndoqi studimet universitare (filologji klasike dhe gjuhësi) në Universitetin e Kolumbisë Britanike (British Columbia University). Studimet pasuniversitare, në Berlin, Paris, Dublin dhe Bon, i kurorëzoi në vitin 1978 me doktoraturën në fushën e keltologjisë dhe gjuhësisë krahasuese...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme