Shkëlqimi dhe shkatërrimi i qytetit të dardanëve të lirë

Shkëlqimi dhe shkatërrimi i qytetit të dardanëve të lirë

03 shkurt 2018 14:03

Gjurmët e veprimtarisë xehetare

Në anën verilindore nga forumi - apo sheshit kryesor në formë katrore i dimensioneve 25 me 38 metra të lokalitetit arkeologjik Municipum DD - buzë lumit Soçanicë, në kodrën e Ravnishtës janë gjetur sasi të mëdha të mbeturinave pas shkrirjes së xehes, në afërsi të të cilave janë zbuluar gjurmët e disa kthinave të groposura në shkëmb të cilat ishin shkatërruar me rastin e ndërtimit të rrugës më 1920 e për të cilat besohej që kishin qenë shkritore të plumbit.

Po ashtu, ishin evidentuar mbetjet e kanalit të ujit si dhe gjurmët e furrave për shkrirje të xehes (që dëshmojnë ekzistencën e një veprimtarie të hershme xehetare në këtë rajon) por, për fat të keq, që të gjitha këto më vonë janë zhdukur në tërësi, shkruan sot Naser Ferri në Koha Ditore.

Perandori Trajan në fillim të shekullit II të erës sonë i kishte kushtuar kujdes të veçantë zhvillimit ekonomik, e në këtë kontekst e kishte stimuluar zhvillimin e xehetarisë, veprimtari kjo e cila kishte ekzistuar në Dardani qysh herët, para pushtimit romak dhe e cila pas eksploatimit të tepruar të xeheroreve në Hispani, në kohën e sundimit të Trajanit ishte stimuluar në mënyrë të veçantë meqë kishte rezerva të mëdha të xeheve të ndryshme...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme