Komunikimi diplomatik i Skënderbeut

Komunikimi diplomatik i Skënderbeut

03 shkurt 2018 13:01

Periudha e Skënderbeut karakterizohet me marrjen formë të diplomacisë si veprimtari, dhe si profesion. Gjergj Kastrioti e ndërton sistemin e tij të komunikimit dhe përfaqësimit diplomatik, duke u përqendruar në personalitete me nivel të lartë kulture dhe negocimi. Diplomacia e Skënderbeut ishte e thjeshtë dhe e qartë.

Duke pasur parasysh rrethanat e shekullit XV, mënyra se si ka operuar mekanizmi i tij i Politikës së Jashtme ishte mjaft i avancuar. Dërgimi dhe pranimi i misionarëve diplomatikë ishte pjesë e përditshmërisë së asaj që mund ta kualifikojmë si diplomaci të Skënderbeut. Edhe vizitat e tij jashtë vendit, sekrete dhe të hapura, janë pjesë e veprimtarisë së tij diplomatike në mbrojtjen e interesave të vendit, shkruan sot Sabri Kiçmari në Koha Ditore.

Në Shqipëri Kastrioti ndërtoi një sistem të pritjes dhe përcjelljes së diplomatëve, ju kushton vëmendje atyre, i pranon dhe i dëgjon, pranon dhe ju jep dhurata për princërit dhe mbretërit e vendeve të tjera. Ai e demonstron rolin e tij si mbret në rrafshin diplomatik...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme