Kur politika është kulturë

Kur politika është kulturë

03 shkurt 2018 11:04

Da Vinci sillet në një në dyqan të dhuratave në Abu Dhabi... Tregu i artit bashkëkohor nuk është shaka. Përvetësimi i pikturës më të shtrenjtë në botë nga kopja e “Louvre” në një vend të largët në Emirate, ka aktivizuar diskursin kulturor dhe gjeopolitik. Arti është forcë transformuese për komunitete që kërkojnë ndryshim.

Në vitin 2017, “Guggenheim Bilbao” shënoi 20 vjet të ndikimit revitalizues në veri të Spanjës derisa përurimi i “Kathmandu Triennale” vuri në qendër të vëmendjes kompleksitetin e urbanizmit global dhe përpjekjet për lehtësirat ndaj fatkeqësive në Nepal. Kanalet emergjente ekonomike si Astana në Kazakistan, Baku në Azerbajxhan dhe Tbilisi në Gjeorgji, njohin vlerën e kultivimit të skenës vibrante të artit. Temishvari në Romani është përzgjedhur si “Kryeqyteti Evropian Kulturor” për vitin 2021, shkruan sot Stephan Rabimov në Koha Ditore.

Kjo njohje solli interes shtesë për “Art Encounters”, bienalen e artit bashkëkohor në këtë qytet, që u mbajt prej shtatorit deri në nëntor të vitit të kaluar. I kuruar nga Ami Barak dhe Diana Marincu, edicioni i tij i fundit solli temën ambicioze “Jeta: një manual për përdorues”. Mbi 100 artistë rumunë dhe ndërkombëtarë u përfshinë në fusha të ndryshme prej bërjes turshi, arkeologjisë së kohës së luftës dhe deri te seksi publik...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme