Pianistja Fatjona Maliqi impresionon publikun gjerman me variacionet e Bachut

Pianistja Fatjona Maliqi impresionon publikun gjerman me variacionet e Bachut

02 shkurt 2018 13:30

Königswinter, 2 shkurt – Dy minuta para orës gjashtë të mbrëmjes, në “House Bachem” u hap sezoni i ri i “Mjeshtërit e rinj të së nesërmes” me piano-koncert. Pianoja e madhe e zezë ishte gati – por jo edhe auditoriumi. Në shpejtësi, edhe dy rende të tjera me karrige është dashur të shtoheshin në mënyrë që të ofroheshin ulëset e mjaftueshme për rreth 50 mysafirët.

Pianistja e mbrëmjes ishte Fatjona Maliqi, vajza 21-vjeçare nga Kosova, shkruan General-anzeiger. Në vendlindje ajo fitoi vendin e parë në garën ndërkombëtare “Pianisti i ri” në vitin 2013, që doli të jetë shumë e rëndësishme për Maliqin, për dy arsye. Në njërën anë Heribert Koch, profesor në Universitetin e Muzikës në Münster, ishte pjesë e jurisë në këtë garë – dhe ishte entuziast për talentin e pianistes së re: “Mund të ndjeje se Fatjona ka diçka të veçantë. Ajo ua ka dhënë veprave një formë shumë personale të shprehjes, prekjen e saj”.

Që atëherë Koch e përgatiti atë për gara dhe koncerte në Gjermani, e Maliqi po ashtu për një vit e gjysmë tashmë është duke studiuar në Akademinë e Muzikës në Münster.

Në anën tjetër, Desar Sulejmani, pianisti shqiptar i cili që nga viti 2017 është drejtor artistik dhe kryetar i klubit “Pro Klassik” në Königswinterer, ka pikërisht vlerësim të njëjtë për Maliqin. Ai po ashtu është impresionuar nga talenti dhe më pas ka ndjekur zhvillimin e saj si pianiste (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme