“La Traviata” e rikthen tenorin Ramë Lahaj në skenën e Parisit

“La Traviata” e rikthen tenorin Ramë Lahaj në skenën e Parisit

02 shkurt 2018 12:30

Prishtinë, 2 shkurt - “Opera Bastille” në Paris është gati që të mirëpresë mysafirët sonte (e premte), të cilët do të kenë mundësi të shohin e dëgjojnë operën e njohur “La Traviata”. Tenori kosovar Ramë Lahaj, i cili tashmë është ngjitur nëpër skenat prestigjioze, është njëri prej protagonistëve. Luan rolin e Alfredos. Bashkë me krejt kastën kanë kryer provat e përgjithshme dhe janë në pritje që të dalin para publikut.

Kjo do të jetë hera e dytë që Lahaj do të ngjitet në “Opera Bastille” – njëri prej dy teatrove të “Opera National de Paris” bashkë me “Palas Garnier” - pas suksesit që pati në vitin 2016 me “Lucia di Lammermoor”, ndërsa “La Traviatën” me muzikë të Giuseppe Verdit ai tashmë e ka perfeksionuar si rezultat i performancave të shumta që ka pasur me këtë operë nëpër vende të ndryshme.

Lahaj, një ditë para koncertit, ka thënë se e ka mirëpritur rikthimin me një tjetër produksion në “Opera National de Paris”, e cila është kompania e parë operistike e Francës. Ishte themeluar në vitin 1669 nga Luigji XIV si “Academie d’Opera”. Baleti klasik, të cilin e njohim sot, u lartësua brenda këtij institucioni si “Paris Opera Balletand”, i cili mbeti si pjesë integrale dhe e rëndësishme e kompanisë. Tani e quajnë “Opera National de Paris’, më së shumti prodhon opera “Opera Bastille”, teatër modern me 2 mijë e 700 ulëse, i cili u inaugurua në vitin 1989 (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme